Presidenti Joe Biden ka folur në një konferencë për shtyp, ku tha se “nuk ka kthim në status quo-në siç ishte më 6 tetor” midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Duke folur së bashku me kryeministrin australian Anthony Albanese, Biden tha se Izraeli duhet të bëjë “çdo gjë për të mbrojtur civilët”.
Biden tha se ishte i alarmuar nga raportet e “kolonëve ekstremistë izraelitë” që sulmonin palestinezët në Bregun Perëndimor. “Ata po sulmojnë palestinezët në vendet ku ata kanë të drejtë të jenë. Kjo duhet të ndalet”, tha ai.
Ai tha se SHBA mbështet Izraelin që të mbrohet kundër Hamasit dhe “do të sigurojë që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten kundër këtyre terroristëve. Kjo është një garanci”.
Biden tha se Hamasi nuk përfaqëson “shumicën dërrmuese të popullit palestinez në Rripin e Gazës apo kudo tjetër”. /albeu.com