Kryeministri i Skocisë Hamza Yousaf thotë se vjehrra e tij dhe bashkëshorti i saj po jetojnë përmes “torturave” të mëdha në Gaza pasi gjenden ma ushqime, pa ilaçe dhe pa ujë.
“Ata kanë tani vetëm gjashtë shishe ujë të pijshëm në një shtëpi me 100 persona, duke përfshirë një fëmijë dy muajsh” u tha Yousaf gazetarëve gjatë një vizite në Brechin.
Ai tha se familjarët e tij shprehen se nuk dinë nëse do t’ja dalin nga nata në natë pasi Izraeli bombardon në mënyrë të vazhueshme godinat.
Vjehërrit e Jusafit ishin në Gaza për të vizituar familjen kur plasi gjithçka. Ai tha se po i lutet qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në emër të tyre që të kërkojë hapjen e vendkalimit Rafah dhe të ketë një armëpushim. /albeu.com