FOTOLAJM/ Me pranga në duar, Jamarbër Malltezi shoqërohet me blind në GJKKO për masën e sigurisë

Ka mbërritur në ambientet e GJKKO-së Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua dy ditë më parë në Rinas me kërkesë të SPAK-ut me akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave. Ai është sjellë në ambientet e gjykatës për vlerësim mase nga dy makina, një furgon policie para si edhe një makinë e blinduar për shoqërimin e të dyshuarve pas.

Malltezi është parë të futet me pranga në duar në ambientet e gjykatës, ndërsa masa pritet të jepët pak më vonë.

Në gjykatë pas Malltezit mbërriti dhe Fatmir Bektashi. 

 

 


Shtuar 23.10.2023 13:25