Mungojnë aktorët kryesorë, nis Samiti i Paqes, Abas: Izraeli s’mund të ndërtohet mbi rrënojat tona

Ka nisur në Kajro të Egjiptit samiti i paqes për rajonin por mungojnë aktorët kryesorë si Izraeli dhe Hamasi, krahas Iranit.

Gjatë një fjalimi hapës në samit, presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha “ne nuk do të largohemi, ne do të qëndrojmë në tokën tonë”.

Më shumë se një milion banorëve të Gazës u është thënë të largoheshin nga shtëpitë e tyre në qytetin e Gazës dhe zonat përreth, ndërsa Izraeli do të nisë një sulm tokësor.

Ndërkohë, presidenti egjiptian Abdel Fattah al Sisi tha se ai i kishte ftuar liderët të arrijnë një marrëveshje për një udhërrëfyes për t’i dhënë fund katastrofës humanitare në Gaza dhe për të negociuar paqen.

Nga ana tjetër, Mbreti Abdullah i Jordanisë është shprehur se ka një “heshtje globale” për sulmet e Izraelit në Gaza, duke kërkuar një qasje të barabartë ndaj konfliktit.

Mesazhi që bota arabe po dëgjon është se jetët e palestinezëve kanë më pak rëndësi se ato izraelite,” tha ai, duke shtuar se ishte i indinjuar dhe i pikëlluar nga aktet e dhunës të kryera kundër civilëve të pafajshëm në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Izrael.

“Udhëheqja izraelite duhet të kuptojë njëherë e përgjithmonë se një shtet nuk mund të lulëzojë kurrë nëse ndërtohet mbi një themel padrejtësie… Mesazhi ynë për izraelitët duhet të jetë se ne duam një të ardhme paqeje dhe sigurie për ju dhe palestinezët. “

Mungesa e SHBA-së dhe disa liderëve të tjerë të mëdhenj perëndimorë ka ftohur gjithashtu pritshmëritë për atë që mund të arrijë ngjarja.


Shtuar 21.10.2023 13:15