Mediat izraelite raportojnë për lirimin e dy shtetasve amerikanë të mbajtur peng nga Hamasi në Gaza.
Ende nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për këtë sipas BBC.
Departamenti Amerikan i Shtetit do të mbajë së shpejti konferencën e tij të përditshme për shtyp në Uashington për të folur në lidhje me lirimin e pengjeve.
Raportimet mbi lirimin e dy pengjeve amerikanë u shfaqen fillimisht në një kanal në aplikacionin Telegram që përdoret nga Hamasi dhe krahu i tij ushtarak. Që prej këtij momenti, rreth një orë më parë, mediat izraelite janë duke raportuar gjerësisht për diçka të tillë.
Gazeta Haaretz tha se Kryqi i Kuq e kishte konfirmuar lajmin, ndërsa media të tjera, si Kan dhe i24 Neës, cituan burime izraelite.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një gjest mirëbesimi nga Hamasi apo ka nisur lirimi i më shumë se 200 pengjeve që po mbahen në Gaza. /albeu.com