Këto shenja tregojnë se keni mungesë vitaminash

Proteinat janë shumë të rëndësishme për funksionimin normal të trupit tonë. Ato janë blloku ndërtues i muskujve, lëkurës, enzimave dhe hormoneve tona dhe luajnë një rol të rëndësishëm në të gjitha qelizat e gjalla në trup.

Mungesa e tyre çon në probleme serioze shëndetësore, ndërsa marrja e ulët e proteinave mund të jetë gjithashtu një shqetësim, pasi mund të shkaktojë ndryshime delikate në organizëm me kalimin e kohës.

Çfarë është mungesa e proteinave

Mungesa e proteinave është kur sasia që merrni nuk është në gjendje t’i plotësojë kërkesat e organizmit tuaj. Rreth një miliard njerëz në mbarë botën vuajnë nga marrja e pamjaftueshme e proteinave.

Problemi është veçanërisht i rëndë në Afrikën Qendrore dhe Azinë Jugore, ku deri në 30 për qind e fëmijëve marrin shumë pak proteina nga dieta e tyre.

Disa njerëz në vendet e zhvilluara janë gjithashtu në rrezik. Kjo përfshin njerëzit që ndjekin një dietë të pabalancuar, si dhe të moshuarit e institucionalizuar dhe pacientët e shtruar në spital.

Derisa mungesa e vërtetë e proteinave është e pazakontë në botën perëndimore, disa njerëz marrin sasi shumë të ulëta nga dieta e tyre.

Shumë pak proteina mund të shkaktojë ndryshime në përbërjen e trupit që zhvillohen gjatë një periudhe të gjatë kohore, siç është humbja e muskujve.

Forma më e rëndë e mungesës së proteinave njihet si këashiorkor – është një sëmundje e karakterizuar nga kequshqyerja e rëndë e proteinave dhe ënjtja e dyanshme e ekstremiteteve.

Zakonisht prek foshnjat dhe fëmijët, më shpesh rreth moshës së shkëputjes nga gjiri deri në moshën pesëvjeçare. Sëmundja shihet në raste shumë të rënda të urisë dhe te rajonet e goditura nga varfëria në mbarë botën.

Mungesa e proteinave mund të ndikojë pothuajse në të gjitha aspektet e funksionit të trupit. Si rezultat, shoqërohet me shumë simptoma.

Disa nga këto simptoma mund të fillojnë të shfaqen edhe kur mungesa e proteinave është margjinale. Ato janë renditur më poshtë.

Në vijim Healthline sjell disa nga simptomat më të zakonshme që mund të tregojnë mungesë proteinash:

Mëlçia e dhjamosur

Mëlçia e yndyrshme është një simptomë e zakonshme e mungesës së proteinave në trup. Nëse nuk trajtohet, gjendja mund të zhvillohet në sëmundje të mëlçisë yndyrore, duke shkaktuar inflamacion, cikatrikse të mëlçisë dhe pamjaftueshmëri të mundshme të mëlçisë. Mëlçia e yndyrshme është një gjendje e zakonshme te njerëzit obezë, si dhe tek ata që konsumojnë shumë alkool.

Problemet me lëkurën, flokët dhe thonjtë

Mungesa e proteinave shpesh lë gjurmë në lëkurë, flokë dhe thonj, të cilët kryesisht përbëhen nga proteinat. Pra, është e mundur që të kemi luspim ose çarje të lëkurës, skuqje dhe njolla të lëkurës së depigmentuar. Flokët e holluar, ngjyra e zbehur e flokëve, humbja e flokëve (alopecia) dhe thonjtë e brishtë, janë gjithashtu simptoma të zakonshme.

Humbje e masës muskulore

Muskujt ruajnë shumicën e proteinave në organizmin tuaj. Kur ka mungesë të proteinave në dietë, trupi përpiqet të marrë proteina nga muskujt skeletorë në mënyrë që t’i ruajë indet dhe funksionet më të rëndësishme të trupit. Si rezultat, mungesa e proteinave çon në humbje të muskujve me kalimin e kohës.

Rrezik më i madh i frakturave të kockave

Muskujt nuk janë i vetmi ind i prekur nga marrja e ulët e proteinave. Kockat tuaja janë gjithashtu në rrezik. Moskonsumimi i mjaftueshëm i proteinave mund t’i dobësojë kockat dhe ta rritë rrezikun e frakturave.

Ngecje në rritje

Proteinat janë gjithashtu të nevojshme për rritjen e trupit. Prandaj, mungesa ose pamjaftueshmëria është veçanërisht e dëmshme për fëmijët, trupi në rritje i të cilëve kërkon furnizim të vazhdueshëm.

Oreks më i madh dhe konsum i kalorive

Kur marrja e proteinave është e pamjaftueshme, trupi përpiqet ta rivendosë statusin e proteinave duke nxitur rritjen e oreksit, duke ju inkurajuar të gjeni diçka për të ngrënë. Megjithatë, mungesa e proteinave nuk nxit pa qëllim dëshirën për të ngrënë, të paktën jo te të gjithë. Mund ta rritë në mënyrë selektive oreksin e njerëzve për ushqime të kripura, të cilat zakonisht janë të larta në proteina.

Ënjtja

Edemi që karakterizohet nga lëkura e ënjtur dhe e fryrë, është një simptomë e mungesës së rëndë të proteinave. Shkencëtarët besojnë se shkaktohet nga sasi të ulëta të albuminave të serumit njerëzor.

Një nga funksionet kryesore të albuminave është të mbajë presionin onkotik – një forcë që tërheq lëngun në qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë, albumina parandalon akumulimin e sasive të tepërta të lëngjeve në inde ose ndarje të tjera të trupit. Për shkak të niveleve të reduktuara të albuminave në serum, mungesa e rëndë e proteinave çon në uljen e presionit onkotik. Si rezultat, lëngu grumbullohet në inde, duke shkaktuar ënjtje.

Rritja e ashpërsisë së infeksioneve

Deficiti i proteinave gjithashtu mund të ndikojë në sistemin imunitar. Funksioni imunitar i dëmtuar mund ta rritë rrezikun ose ashpërsinë e infeksioneve, një simptomë e zakonshme e mungesës së rëndë të proteinave.

Edhe marrja e pakët e proteinave mund ta dëmtojë funksionin imunitar. Një studim i vogël në gratë e moshuara tregoi se ndjekja e një diete me pak proteina për nëntë javë, uli ndjeshëm përgjigjen e tyre imune.


Shtuar 17.10.2023 19:09