Prokuroria Publike në RMV po vijon me nismat për fuqizimin e burimeve njerëzore dhe zhvillimin profesional të punonjësve të saj.
Në kuadër të Shpalljes së Brendshme Nr. 1/2026, është paraparë ngritja në detyrë e 28 prokurorëve publikë, ndërsa janë bërë publike listat e renditjes nga përzgjedhja administrative për Prokurorinë Themelore Publike Shkup dhe Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të lidhura
None found
Hapja e mundësive për avancim në karrierë krijon baza për motivim më të madh të stafit, profesionalizim të shërbimit dhe rritje të efikasitetit institucional.
Forcimi i burimeve njerëzore shënon një hap të rëndësishëm drejt një shërbimi prokurorial publik më të fuqishëm, më efikas dhe funksional.








