Tiranë, 24 nëntor 2026 – Anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri e rizgjodhën Rexhino Çekrezin në postin e Zëvendëspresidentit për dy vitet e ardhshme.
Ai e nis mandatin e ri me një vizion të qartë: “Më shumë biznes me Amerikën, nga një Panair i Biznesit Amerikan në Tiranë deri te një delegacion në SelectUSA, dhe një Dhomë që mbron me vendosmëri konkurrencën e ndershme.”
Të lidhura
None found

“Të dialogosh nuk do të thotë të pranosh gjithçka,” u shpreh Çekrezi para votimit.
Sipërmarrës i shkolluar në Utrecht dhe në Imperial College London, Çekrezi udhëheq aktivitetet e riciklimit në Çekrezi Metal dhe është bashkëthemelues i Trifolium, duke ndërthurur kështu ekonominë reale me inovacionin.






