Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski konsideron se aktualisht i gjithë diskutimi për amendamentet kushtetuese po zhvillohet në nivel mjaft racional nga partitë në pushtet dhe koalicioni që është për integrime evropiane dhe në nivel jashtëzakonisht irracional nga lidershipi i VMRO-DPMNE-së. Sipas kryeministrit është i nevojshëm një diskutim i bazuar në fakte.
“E shihni që publiku nuk ka komente për përmbajtjen e amendamenteve dhe për procedurën që po zhvillohet. Besoj se në fund duhet të rezultojë me marrjen e vendimeve të nevojshme dhe hapjen e kapitujve për anëtarësimin sa më të shpejtë në BE. Do të thotë një vendim strategjik, gjithçka tjetër është ikja nga realiteti, ikja nga përgjegjësia dhe kthimi i shtetit në izolim dhe pasiguri siç e pamë në ato 11 vjet kur u krijua një model inxhinierie kulturore-historike-financiare nga e cila askush nuk përfitoi”
Kovaçevski deklaroi se vendi ngeci në të gjitha fushat dhe nuk lëvizi asnjë milimetër në integrimet euroatlantike. “Sa për krahasim, Kroacia filloi me ne, dhe tashmë e ka futur euron, është pjesë e BE-së dhe zonës Shengen, ndërsa ende po diskutojmë nëse do të marrim një vendim me të cilin do t’i hapim kapitujt”, tha Kovaçevski.
Vendimi kryesor i këtij mandati parlamentar, theksoi Kovaçevski, është votimi për Evropën dhe vazhdimi i rrugës së integrimit evropian të vendit.
Kreu i Qeverisë deklaroi se deputetët vendosin sipas mandatit që kanë marrë, ndërsa beson se vendimi kryesor i këtij mandati parlamentar është votimi për Europën dhe vazhdimi i rrugës së integrimit europian të vendit. “Ne e filluam atë proces, procesi u mirëprit nga të gjithë partnerët tanë strategjikë: nga SHBA dhe nga liderët e BE-së dhe nga anëtarët e BE-së”, theksoi kryeministri Kovaçevski. /SHENJA/