Real Madrid gjen portier deri në fund të sezonit, spanjolli i Chelsea zëvendëson Courtois

Kepa dp të largohet nga Londra për një vit dhe do të vesh doreza për një… mision special në Madrid.

Portieri bask u rikthye zyrtarisht në Spanjë pas pesë vitesh, në emër të Real Madridit, i cili shpalli huazimin e tij nga Chelsea deri në fund të sezonit.

“Los Blancos” kanë lëvizur menjëherë pas dëmtimit shokues të Thibaut Courtois që ka të ngjarë të humbasë të gjithë sezonin dhe kanë rënë dakord për një marrëveshje për portierin londinez, i cili refuzoi një ofertë nga Bayern për t’u transferuar te skuadra e Carlo Ancelotti.

Huazimi nuk përfshin opsion blerje, ndaj ai pritet të rikthehet te blutë verën e ardhshme, me kontratë deri në vitin 2025.


Shtuar 14.08.2023 13:59