Aksident tragjik në Kroaci, nënë e bijë nga Kosova humbin jetën, babë e bir në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krocai.

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë humbur jetën.

Mediat e huaja shkruajnë se viktimat e këtij aksidenti janë nënë e bijë nga Kosova dhe një 33 vjeçar që ishte në makinën Volksëagen T-Roc nga zona e Zarës, ndërkohë në gjendje të rëndë ndodhet babai bashkë me të birin.

Ndër të tjera mësohet se familja nga Kosova udhëtonte në një makinë gjermane, tip BMW e cila nga përplasja është kthyer përmbys dhe është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për ta kthyer dhe nxjerr shqiptarët që ndodheshin brenda.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje shkaqet e këtij aksidenti, autoritetet kroate kanë nisur hetimet dhe gjatë ditës do të japin më shumë informacione./Albeu.com.


Shtuar 5.08.2023 15:59