Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës rreth 1 vit më parë, na tregoi se ata janë një çift mjaft tradicional e për më tepër i “djegin” vallet.
Të ftuar së fundmi në një dasmë tropojane, Armina dhe Shkëlzeni janë parë të kërcejnë nën ritmet e një kënge e valleje të njohur tropojane ku nuk mungon përshëndetja me emra.
I pranishëm në dasëm ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe partnerja e tij. Brisha shihet edhe në pamjet e publikuara në rrjetet sociale i ulur në tavolinë, i rrethuar nga të afërm, teksa bashkëshortja e tij Liri Berisha ndodhet në pistën e kërcimit./albeu.com/