EMRI/Arrestohet në Tiranë ish-anëtari i UÇK-së, urdhri nga Gjykata Speciale e Kosovës

Eshtë arrestuar në Tiranë ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, djali i Dilaver Goxhajt.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhërr arresti nga Gjykata Speciale e Kosovës.

Mësohet se aktualisht Goxhaj ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Dritan Goxhaj ka qene shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë gjatë vitit 1999. Ai i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

 


Shtuar 31.07.2023 14:23