Studentët e mjekësisë kundër “kontratës së detyrueshme”, Kushi: Shqipëria rrezikon të mbetet pa mjekë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, foli sot në lidhje me protestën e studentëve të mjekësisë, të cilët shprehen kundër një draft-propozimi që synon t’i detyrojë ata që të punojnë të paktën tre vite pas diplomimit në Shqipëri, ose në të kundërt të paguajnë një tarifë të kripur shkollimi.

Evis Kushi tha se Shqipëria rrezikon që pas disa vitesh të mos ketë mjaftueshëm mjekë në spitale. Për rrjedhojë qeveria po konsultohet me studentët për të gjetur një zgjedhje në mënyrë që të dyja palët të jenë të kënaqura.

Evis Kushi: Jemi përballë një rreziku që pas disa vitesh mund të mos plotësojmë nevojat për mjekë në institucionet tona shëndetësore. Shumë vend në BE i kanë liberalizuar procedurat për të punësuar mjekë nga vendet e tjera.
Nga komunikimet që kemi me vende të tjera, si Italia edhe ata e kanë këtë fenomen. Ne kemi përgjegjësinë që të paraprijmë këto fenomene dhe të marrim masat e duhura. Kemi nisur konsultimet me studentët e mjekësie. Ky vendim nuk i takon vetëm studentëve të mjekësisë. Ata paguajnë një tarifë shumë të ulët, pjesa më e madhe nuk paguajnë sepse janë ekselentë. Qeveria kontribuon për këta studentë.

/albeu.com/


Shtuar 29.06.2023 12:25