Lëvizja Huthi në Jemen njoftoi se ka goditur me raketa dhe dronë objektiva në Arabinë Saudite. Sipas saj, sulmet kanë pasur në shënjestër aeroportin e Riadit, instalime ushtarake dhe objekte të industrisë së naftës.
Huthët, të mbështetur nga Irani, thanë në një deklaratë publike se vepruan në përgjigje të bombardimeve ajrore saudite në Jemen. Sipas lëvizjes, këto bombardime kanë shkaktuar viktima mes civilëve.
Të lidhura
None found
Në një postim në rrjetin social X, zëdhënësi ushtarak i Huthëve, Yahya Saree, tha se ndër objektivat ishin edhe instalimet e naftës të gjigantit saudit Aramco.
Ky përshkallëzim pason raportimet e mediave të lidhura me Huthët për 22 të vrarë nga sulmet ajrore saudite në zonën e Sanasë, e cila është nën kontrollin e lëvizjes.
Sipas AlJazeera, numri i të vrarëve ka arritur në 22, përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa rreth 30 persona të tjerë janë plagosur.
Gjatë muajit tetor, Huthët kanë kryer sulme pothuajse çdo ditë me raketa dhe dronë ndaj Arabisë Saudite. Ditët e fundit, përplasjet në territorin e Jemenit duket se janë shtuar.






