Bardhi kërkon shkarkimin e drejtorit të Policisë së Burgjeve: Qelitë nuk janë hotele luksi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar me tone të ashpra deklaratat e Drejtorit të Policisë së Burgjeve në Komisionin e Sigurisë për kushtet dhe sendet e gjetura në qelitë e të dënuarve, përfshirë persona të lidhur me krimin e organizuar.

Bardhi i ka cilësuar komentet e drejtuesit të institucionit si skandaloze dhe të papërgjegjshme, duke e akuzuar se po përpiqet të arsyetojë luksin e krijuar në qeli.

Të lidhura

None found

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, në vend që të shpjegonte se si u lejua që ambientet e burgut të merrnin pamjen e hapësirave luksoze për të dënuar për krime të rënda, drejtori u mbështet te pretendimi se personalizimi i qelive lejohet edhe në shtete të tjera dhe se sendet e gjetura ishin të tepërta, por jo të ndaluara.

Bardhi vëren se legjislacioni shqiptar dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve i përcaktojnë qartë sendet që mund të mbahen në qeli dhe mënyrën si duhet të administrohen. Ai e sheh arsyetimin e drejtorit si përpjekje për të zbutur shkeljet dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë institucionale.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

“Deklarata është skandaloze, e papërgjegjshme dhe thellësisht antishtetërore!

Në vend që të shpjegojë kush e lejoi dhe si u bë e mundur që qelitë e burgjeve shqiptare të shndërroheshin në hotele luksi me pesë yje për eksponentë të rrezikshëm të krimit të organizuar, Drejtori i Policisë së Burgjeve përpiqet ta justifikojë situatën me argumente absurde: se ‘edhe bota lejon personalizimin’ ose se ‘ishin sende të tepërta, por jo të ndaluara’.

Ky arsyetim është i papranueshëm dhe përbën përpjekje të hapur për ta relativizuar shkeljen e ligjit e për të shmangur përgjegjësinë institucionale.

Legjislacioni shqiptar dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve përcaktojnë qartë dhe në mënyrë shteruese cilat sende lejohen në qeli dhe në çfarë kushtesh administrohen. Asnjë dispozitë nuk mund të merret si leje për luks pa kufi, instalime të pajustifikuara ose investime private që cenojnë regjimin dhe sigurinë e institucioneve penitenciare.

Të justifikosh luksin e pajustifikueshëm të eksponentëve të krimit të organizuar në burgjet shqiptare nënkupton pranimin si normale të shkeljes së ligjit dhe tradhtimin e misionit të institucioneve që duhet ta zbatojnë atë.

Në një shtet që mbështetet te përgjegjshmëria dhe sundimi i ligjit, pas një deklarate të tillë, Drejtori i Policisë së Burgjeve nuk duhet të kthehet në zyrë sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Një ministër i përgjegjshëm i Drejtësisë do t’i kërkonte menjëherë llogari dhe do të ndërmerrte masa konkrete, deri në shkarkimin e tij.

Burgjet nuk janë hotele luksi, qelitë nuk janë prona private dhe krimi i organizuar nuk mund të gëzojë privilegje që qytetarët e zakonshëm as nuk mund t’i imagjinojnë. Strukturat e sigurisë në burgje kanë për detyrë të garantojnë zbatimin e ligjit, disiplinën dhe sigurinë, jo rehatinë e krimit të organizuar!”


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş