Kryeministri i Izraelit, pas shpalljes së armëpushimit me Hamamasin, ka dhënë shpjegime pse filloi operacioni.
Benjamin Netanyahu, në një konferencë për shtyp, tha se operacioni në Gaza filloi për të goditur rëndë organizatën terrosiste dhe për të rivendosur qetësinë.
“Publiku nuk do gjithçka, as Hamasi, por diapazoni i plotë i arritjeve do të zbulohet me kalimin e kohës” ka thënë ai, sipas gazetës Jerusalem Post.
“Mund të them se kemi bërë gjëra të guximshme dhe të reja. Nëse do të ishte e nevojshme të bënim një pushtim tokësor, do ta kishim bërë, por mendova se mund ta arrinim qëllimin në mënyra më të sigurta”. ka thënë Netanyahu./albeu.com