Dyshohet për larje hesapesh, vritet me plumb në kokë 50-vjeçarja

Një grua e cila u gjet e pajetë mëngjesin e së martës në zonën e Halkidonës në prefekturën e Selanikut është qëlluar në kokë nga një distancë shumë e afërt. Sipas informacioneve, viktima rreth 50 vjeç është qëlluar me plumb në kokë nga afër pas mesnate nga një ose disa persona të panjohur, të cilët më pas janë larguar nga zona rurale.

Rreth orës 12:30 ka përfunduar hetimi në vendngjarje dhe mbledhja e provave nga vendi i krimit. Një nga pistat kryesore ku po hetohet është larja e hesapeve për drogën, megjithatë nuk përjashtohen as mundësitë e tjera, shkruan protothema.

Automjeti i bardhë është pikasur pranë varrezave të Halkidonës, nga një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë, rreth orës 07:45 të mëngjesit, i cili më pas ka njoftuar policinë. Në këtë pikë të veçantë, sipas dëshmive të banorëve të zonës, trafikohet dhe përdoret shpesh droga.

“Pashë makinën që ishte braktisur dhe thirra policinë se mendova se ishte e vjedhur, të vinte ta merrte dhe t’ia jepte pronarit. Pas pak erdhi policia dhe një ambulancë dhe e kuptuam se kishte një problem. Nuk e kisha parë gruan brenda. Kam thirrur policinë se vijnë me makina të vjedhura dhe i lënë këtu. Ka një problem droge në zonë, është rrënuar dhe ka shumë incidente”, thanë personat që kanë pikasur makinën dhe kanë lajmëruar policinë në orën 07.30.

Policia sapo mbërriti në vendngjarje dhe iu afrua makinës së bardhë, konstatoi se gruaja ishte e shtrirë në një pellg gjaku në sediljen e pasagjerit, me një dëmtim në kokë dhe pa ndjenja.

Pushka e gjuetisë që ishte arma e krimit nuk u gjet në makinë dhe në zonën e rrethuar nga policia, ndërsa nga hetimet e mëtejshme rezultoi se mjeti ishte me qira dhe po kërkohet kush e kishte marrë me qira.

Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore. Hetimet për rastin janë ndërmarrë nga Njësia e Vrasjeve./Albeu.com/


Shtuar 4.04.2023 15:52

Tags: ,