Minatori i Trepçës rrëfen momentet e bllokimit në minierë

Një prej 63 minatorëve të mbetur të ngujuar në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës ka treguar për përvojën e përjetuar brenda saj.

Të lidhura

None found

Sipas tij, kjo është hera e tretë që përballet me një situatë të tillë. Ai bëri të ditur se gjendja shëndetësore e minatorëve ka qenë e mirë, ndonëse dalja mund të paraqesë vështirësi për disa prej tyre.

“Dalja ende po vazhdon, pasi kemi lënë pas kolegë që po vijnë dhe po dalin në intervale të ndryshme. Besoj se ata që ndihen fizikisht më të fortë po arrijnë të dalin, ndërsa për disa të tjerë mendoj se është shumë e vështirë”, tha minatori.

Ai shtoi se ajri brenda minierës ishte i rënduar dhe se situata kishte shkaktuar panik e stres.

“Gjendja shëndetësore ka qenë e mirë, por atje ajri bëhet i vështirë. Ka panik dhe, meqë është hera e tretë që ngujuhem në minierë, paniku dhe stresi shtohen. Kam qëndruar afër dy orë e gjysmë, me pauza, pasi kemi pushuar në çdo horizont”, u shpreh ai.


Shtuar më 8.10.2026 00:17