Minatori i Trepçës pas daljes nga nëntoka: Koleget janë mirë dhe po ngjiten drejt daljes

Ka nisur nxjerrja e minatorëve të Trepçës, të cilët kishin mbetur të ngujuar nën tokë.

Një prej punëtorëve që doli nga miniera tha se kolegët e tij janë në gjendje të mirë dhe po ecin nëpër shkallë për t’u kthyer në sipërfaqe.

Të lidhura

None found

“Para gjysmë ore dola nga horizonti i nëntë. Për momentin gjendja është e mirë. Të tjerët kanë mbetur atje, por tani po u dërgojnë edhe ushqim. Po ngjiten shkallëve përpjetë. Besoj se do t’u gjendet një zgjidhje”, deklaroi ai.

Minatori shtoi se kolegët e tjerë po ngjiten nëpër shkallë dhe kanë ushqim.

Ndërkohë, ekipet përkatëse vijojnë përpjekjet për nxjerrjen e të gjithë minatorëve nga miniera.


Shtuar më 8.10.2026 00:39