Frida Krifca surprizon kryeministren italiane, i jep dhuratën e veçantë (VIDEO)

Ministrja Frida Krifca ka suprizuar kryeministren italiane Giorgia Meloni me një dhuratë  të veçantë.

Krifca i ka dhuruar kryeministres italiane një palë vëthë të punuara me dorë nga një vajzë shqiptare. Melonit i ka pëlqyer shumë dhurata.

Siç shihet në videon e publikuar nga Frida Krifca në Facebook, Meloni e surpziuar i ka vendosur vëthët pa hezitim, ndërsa falenderon të renë shqiptare për punimin duke i thënë: “I adhuroj vëthët’.

 

Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

 

Η δημοσίευση κοινοποιήθηκε από το χρήστη Albeu.com (@albeucom)

“Një moment i bukur nga takimi me Kryeministren Meloni, përshëndetja plot vlerësim për punën e dorës së një shqiptareje të re e kurajoze si Aurora, krijuese e punishtes Margjelo, hapur gjatë pandemisë, që zgjodhi ta lerë punën e ekonomistes dhe të kultivojë traditën e hershme të filigranit të Shkodrës”, shkruan Krifca në Facebook..

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ishte në Itali në kuadër të zhvillimit të panarit të verës./Albeu.com/