Jashtë minierës së Trepçës, një baba pret me ankth dhe lot në sy shfaqjen e djalit të tij të ngujuar në thellësi. I shqetësuar për fatin e tij, ai ndjek çdo lajm që mund t’i japë shpresë se djali ka mbijetuar dhe do të dalë së shpejtë nga miniera.
Baba ka treguar se djali i tij punon në Trepçë prej gjashtë vjetës. Sot, ai po kalon nëpër momente shumë të rënda, duke pritur nëse çdo informacion i ri do të zgjidh dhimbjen e largimit të tij nga miniera.
Të lidhura
None found
Deri tani, rreth 20 minatorë të Trepçës e kanë arritur të dalin, ndërkasa më shumë se 40 të tjerë mbeten ende të bllokuar në thellësi.
Gjithsej, 63 minatorë janë mbetur të ngujuar brenda minierës, pasi trafoja kryesore e këtij horizonti u dogj.



