Ishte punonjëse në lokal, kjo është gruaja që mbeti e vrarë nga të shtënat me armë në Tiranë (FOTO LAJM)

Fotoja që shihni më poshtë është e Mimoza Pajës, gruas që punonte si kamariere dhe banakiere në lokalin ku mbëmë mbeti viktimë e të shtënave me armë zjarri.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00 te lokali i Fatjon Muratit. Persona të armatosur kanë qëlluar me breshëri drejt lokalit duke bërë shoshë xhamat nga plumbat dhe duke vrarë Mimoza Pajën, ndërsa të plagosur mbetën 5 persona të tjerë, mes tyre dhe xhaxhai i pronarit të lokalit, Sahit Murati, që dyshohet se ishte shënjestra e sulmit me armë.

Gjithashtu e lënduar mbeti dhe mbesa e viktimës, 10 vjeç, nga ciflat e xhamave.

Gjendja e të plagosurve është stabile, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com