EMRAT/ I kapën plumbat teksa po pinin kafe në lokal, si paraqitet gjendja e të plagosurve

Mbrëmjen e djeshme Tirana u trondit nga të shtënat me armë drejt një lokali në zonën e Don Boskos, ku mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja dhe të plagosur 5 persona të tjerë, si dhe një fëmijë 10 vjeç (mbesa e viktimës) që u dëmtua nga ciflat e xhamave.

Ngjarja ndodhi në lokalin e Fatjon Muratit, një emër i njohur në botën e krimit dhe mik i Endrit Dokles.

Sot janë mësuar detaje të reja për ngjarjen.

Të plagosurit Sehat Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin tjajtim mjekësor te Spitali i Traumës.

Shënjestra e sulmit me armë dyshohet të ketë qenë xhaxhai i Fatjon Muratit, ky i fundit me masë sigurie “arrest në shtëpi”, por pas ngjarjes së mbrëmshme ai është arratisur dhe policia e ka rishpallur në kërkim./albeu.com