Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka rrëfyer një bisedë të veçantë mes Zahirit dhe nënës së tyre.
Të lidhura
None found
Sipas tij, nëna e këshillonte shpesh të birin që të martohej, duke i thënë se koha po kalonte.
“Nëna, si nënë, ishte shumë e afërt me fëmijët dhe i bënte presion. ‘O Zahir, djali jem, martohu bre, se po të shkon koha’, i thoshte ajo. Ndërsa ai përgjigjej: ‘Hajt bre nanë, se ka kohë’.”
“Ajo vazhdonte: ‘I ke bërë disa vjet. Kur të plakesh, nuk ta jep kush çikën dhe nuk të marrin çikat’”, ka treguar Bajram Pajaziti.






