Të shtëna pranë një xhamie në Ohio, një person humb jetën

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Ohio, SHBA.

Ngjarja u raportua në një zonë pranë një xhamie, ndërsa autoritetet u vunë në dijeni për incidentin.

Të lidhura

None found

Policia konfirmoi se një person u vra, por deri tani nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e të shtënave.

Sipas Byrosë së Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve (ATF), incidenti ndodhi në verilindje të qendrës së Columbusit, në një zonë ku gjenden edhe disa godina dykatëshe, raportoi Associated Press.

Autoritetet theksuan se të shtënat nuk kanë lidhje me xhaminë pranë së cilës ndodhi ngjarja.


Shtuar më 19.10.2026 23:10