U vra gabimisht kamarierja, kush ishte “shënjestra” në lokalin e Fatjon Muratit

Kanë dalë detaje të reja lidhur me masakrën e mbrëmjes së të dileës së 12 marsit në Tiranë. Një breshëri armësh në drejtim të një lokali në zonën e Don Boskos, la të vrarë një grua 60-vjeçe, Mimoza Paja, e cila rezulton të ishte kamariere.

Ndërkohë që të plagosur kanë mbetur 5 persona me armë zjarri si dhe një vajzë 10-vjeçe e cila ka mbetur e lënduar nga ciflat e xhamit.

Të plagosur kanë mbetur Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, aktualisht ana ndodhen në spialin e traumës, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Aktualisht gjendja e tyre paraqitet stabile he pa rrezik për jetën.

Sahit Murati, është xhaxhai i Fatjon Muratit, dhe dyshohet se ai ka qenë shënjestra e atentatit, në shenjë hakmarrjeje.

Fatjon Murataj aktualisht ndodhet në arrest shtëpie pasi u ndalua nga policia në makinë me Endrit Doklen, pasi ai dyshohet se ka lidhje me vrasjen në Fushë-Krujë një vit më parë. Një javë pas ndalimit Muratit iu sekuestrua pasur me vlerë 5 milionë euro.

Njoftimi: 

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta,  nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

/AlbEu.com/


Shtuar 12.03.2023 23:10