Një e vrarë dhe pesë të plagosur në lokalin e tij, Fatjon Murati “arratiset” nga shtëpia, policia e rishpall në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, në pronësi të Fatjon Muratit, ku mbeti e vrarë kamarierja Mimoza Paja, si dhe u plagosën 5 të tjerë Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli.

Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë Sahit Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit, ky i fundit ndodhej në arrest shtëpie, pasi ishte ndaluar nga policia në tetor të vitit të kaluar ndërsa ndodhej në makinë me Endrit Doklen, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen me 3 viktima në Fushë-Krujë, mes tyre dhe Brilant Martinaj.

Por mbrëmjen e sotme policia nuk e ka gjetur në banesë Muratin. Akoma nuk ka informacion nëse Murati është larguar nga banesa mbrmjen e sotme pas ngjarjes, apo është “arratisur’ më herët.

Kujtojmë që një javë pasi u ndalua nga policia, Muratit iu sekuestrua pasuri me vlerë 5 milionë euro.

Njoftimi:

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta,  nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

Por kush është Fation Murati

Fation Murati u arrestua ndërsa ndodhej në makinë me mikun e tij Endrit Dokle në fillim të muajit tetor të vitit të kaluar. Ndërsa një javë më pas pme urdhër të prokurorisë së Tiranës iu sekuestruan katër prona të paluajtshme dhe 3 biznese me vlerë rreth 5 milionë euro, pasi dyshohen se kanë prejardhje kriminale. Gjithshtu organi i akzuzës theksonte se Murati është akuzuar nga autoritetet italiane për disa vepra penale, mes të cilave edhe trafik kokaine.

Organi i akuzës theksoi se hetimi pasuror ndaj Muratajt ka nisur në vitit 2018, kur ai është referuar si i dyshuar për kryerje të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve jashtë Shqipërisë.

Ndjekje “këmba-këmbës” e Fation Muratit, si ra në gjurmët e policisë ish-anëtari i bandës së Durrësit

Konkretisht më 21 mars 2018 Murataj së bashku me katër persona të tjerë, mes të cilëve disa të arrestuar në Itali, janë denoncuar për se janë marrë fillimisht me vjedhje dhe më pas e kanë zgjeruar aktivitetin në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndaj Fatjon Muratajt, gjykata e Trevizos ka vendosur më 31 tetor 2015 masën për evezion, ndërkohë që një muaj më vonë ka nxjerrë urdhër arresti ndaj tij me akuzat e “Pranimit të mallrave të vjedhura”, “Posedim abuziv të armëve” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Më 26 prill, Gjykata e Venecias ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pjesëmarrjes në krime”; dhe më 26 korrik 2017 në kuadër të procedimit penal të autoriteteve gjyqësore të Padovas, është raportuar për veprën penale të “Trafikimit të kokainës”.

Prokuroria thotë se nga analiza e provave arrin në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të Fajton Muratajt dhe familjareve të tij dyshohet, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova, se janë produkte të veprave penale ose i veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përshirë, si dhe ka rrezik që të transferohen tek të tretët.

Për këtë arsye prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e sipërfaqes së ndërtimit 120 metra katrorë në zonën kadastrale 8330, dyqanit me sipërfaqe 40 metra katrorë në rrugën “Lord Bajron”, apartament 90.30 m2 në rrugën “Shaban Matraku” dhe ndërtesë 8 katëshe me sipërfaqe 317 m2 katrorë.

Përveç këtyre pronave, Prokuroria ka kërkuar edhe sekuestrimin e tri aktiviteteve tregtare me aktivitet tregti artikujsh ushqimorë, bar kafe dhe lavazh automjetesh.

/AlbEu.com/


Shtuar 12.03.2023 23:22