Një 23-vjeçare shqiptare është ndër viktimat e aksidentit fatal mes trenave në Larisa të Greqisë.
Bëhet fjalë për Evgjeni Micka, që u identifikua me analizën e ADN.
Ndërkohë, njëtjetër shqiptar u konfirmua ditën e djeshme mes viktimave. Pavlin Bozo, i cili punonte në bufenë e trenit si barist, humbi jetën si pasojë e përplasjes.
Të tjerë shqiptarëjanë përfshirë në aksident, teksa vijojnë kërkimet me shpresa shumë të pakëta për të mbijetuar.
Përplasja tragjike e dy trenave në Greqi, shkaktoi mbi 57 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Një pjesë e trupave janë identifikuar, ndërsa për të tjerë priten verifikime të mëtejshme. /albeu.com