Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi situatën në frontin e luftimeve lindore në Ukrainë “jashtëzakonisht të vështirë”.
Trupat ruse kanë fituar terren në javët e fundit, veçanërisht pranë qytetit të Bakhmut, sipas informacioneve nga fronti.
“Situata në vijën e frontit, veçanërisht në rajonet Donetsk dhe Luhansk, mbetet jashtëzakonisht e vështirë. Është fjalë për fjalë një betejë për çdo pëllëmbë të tokës ukrainase ”, tha Zelensky të martën në video-mesazhin e tij të përditshëm.
Komentet e presidentit ukrainas vijnë pasi aleatët e tij perëndimorë janë zotuar t’i sigurojnë Ukrainës tanke. Sakaq ata ngurrojnë të ofrojnë avionë luftarakë Ukrainës, për të cilët kanë këmbëngulur Zelensky dhe zyrtarët ukrainas/albeu.com/