Afera e inceneratorëve, Kryemadhi: Vetëm në dhjetor janë paguar 54 milionë dollarë nga bashkia

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se vetëm për muajin dhjetor janë paguar nga bashkia 54 milionë dollarë për inceneratorët.

Në një deklaratë për mediat ajo gjithashtu i bëri thirrje qeverisë që të ndalojë pagesat për kompaninë.

“Diferencimi i mbetjeve në burgim është përgjegjësi e bashkisë. I gjithë procesi monitorohet nga bashkia dhe nëse nuk zbatohet, gjobitet nga kryetari i bashkisë. Sipas kontratës, të gjitha mbetjet duhet të diferencohen më pas dhe pjesa tjetër dërgohet në landfill në pritje të incenerimit. Në tetor të 2021 landfilli, ajo që është e veshur me tesutin jeshil ka qenë zero. Ndërkohë në korrikun e 2022-shit, kjo gropë është e tejmbushur, e cila duhej të mbushej për 30 vite”, tha Kryemadhi. /albeu.com


Shtuar 20.01.2023 12:10