Rama vijon t’i gëzohet fitores: Merr fanellën e Juventusit me numrin “special”, por nuk kursen thumbin ndaj opozitës

Kryeministri Edi Rama vijon t’i gëzohet fitores së 25 prillit. Ditën e sotme, ai ka ndarë në Facebook një fanellë juventine, me emrin e tij dhe numrin 3, që përkon me mandatin e tij në pushtet.

Këtij postimi, nuk i mungon as një këshillë për interistat. “Silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”, shkruan Rama duke hedhur sulmet e drejtpërdrejta ndaj opozitës.

Postimi i Ramës

Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë

#GrazieJuve

*ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit


Shtuar 9.05.2021 11:14