Në seancën që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar gjykata dëgjoi deklarimet e të pandehurit Klajdi Dokoli, në lidhje me vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqiri ë vitin 2012.
30 vjeçari deklaroi se: “Nuk e kam njohur dhe takuar asnjëherë Gentian Beqirin, lajmin për vrasjen e tij e kam marrë vesh nga televizori, në atë kohë isha në shtëpi, pasi isha aksidentuar me motorin e një shokut tim. Unë jam rritur jetim pasi babi më ka vdekur kur isha i vogël dhe me mamin dhe motrën kemi jetuar në afërsi të bashkisë së Pogradecit pasi aty kishim një dyqan që shisnim produkte të ndryshme. S’e kuptoj se përse unë jam këtu, unë jam i sëmur dhe vazhdoj kimioterapinë”.
Klajdi Dokoli tregon shenjat që ka nga sëmundja e rëndë nga e cila ka bërë edhe operacion në dorë. “Që në klasën e 7-8 unë kam ikur në Itali dhe jam kuruar sepse m’u shfaq kjo sëmundje që kam edhe sot. Atje kam qëndruar për 5-6 muaj. E gjithë jeta ime ka qenë e lidhur me spitalin. Kam punuat disa herë jashtë në ndërtim punë të lehta si ndihmës bojaxhi për lyerjen e objekteve të ndryshme. Asnjëherë në jetën time nuk kam pasur probleme me drejtësinë. Nuk kam vajtur kurrë në vendin e ngjarjes se unë nuk jam hetues policie.
Etien Canin e kam dëgjuar si emër kur isha 10-12 vjeç kur loznim futboll mes shkollave nuk e di nëse bëhet fjalë për të njëjtin person, Olsi Lekun dhe Ervis Bardhin nuk i njoh. Emrin e Ardian Capjas e kam dëgjuar për herë të parë në emisionin Opinion në TV KLAN kur gazetarët kanë publikuar një foto të tij me kryeministrin. Kam punuar një periudhë tek kolaudimi i makinave, njerëzit më jepnin dokumentet dhe unë mbaja radhën, ose me ndonjë njohur u fusja makine pa radhë për këtë gjë merrja 500-3 mijë lekë. Në atë kohë kujtoj që më kanë rënë në dorë një dokument me emrin e Florenc Çapjat, por se kam parë kurrë si fytyrë se kam njohur asnjëherë.”
Klajdi Dokoli u ndje keq në seancë dhe gjykata e ndërpreu marrjen e deklarimeve që 30 vjeçar të pushonte pak./albeu.com