Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar dinamikën e ngjarjeve të fundit përpara se Martinaj të zhdukej.
Teksa po fliste në studion e lajmeve në ABC, Hoxha tha se hera e fundit që është parë Ervis Martinaj, ka qenë në “trekëndëshin e Bermudës” Tiranë-Fushë Krujë-Durrës”. Sipas Hoxhës, Martianj në mbrëmjen e 9 Gushtit të këtij viti ka shkuar në një banesë të një personi shumë të fuqishëm, duke kërkuar të bënte aleancë me të. Por në këtë banesë papritur kanë shkuar një skuadër me uniforma si të skuadrës speciale të policisë. Në një moment ka shkuar edhe një mesazh në familjen e Ervis Martinaj duke u kërkuar që të bëjnë kujdes së mund të ketë kontrolle në banesë.
Sipas Hoxhës skuadra me uniformë speciale të policisë është prerë në besë dhe është shitur nga ata që e kishin ftuar në banesë. Skuadra në fjalë e kanë marrë Martinaj dhe e kanë transportuar në një vend të sigurt. Për këtë ngjarje thuhet se në botën e krimit ka qarkulluar edhe një video ku shihet një person, por nuk dallohet qartë nëse është në të vërtete Ervis Martinaj. Në një fragment në këtë video personi që duket në të, thuhet se u ka ofruar 50 milionë euro personave që e kanë rrëmbyer vetëm që të lirohet.
Hoxha ka shtuar po ashtu se skuadra që dyshohet se ka marrë Ervis Martinaj, ka dalë vetëm 5 herë në qarkullim dhe në këto lëvizje goditjet kanë qenë precize./albeu.com/