Një shqiptar, i cili shndërroi një banesë në fermë kanabisi në Angli është arrestuar.
Bajram Kolaneci u arrestua pasi policia zbuloi shtëpinë e barit mbi ish-qebaptoren më të famshme në zonë, e cila ishte bosh në atë kohë.
Oficerët gjatë kontrollit gjetën brenda Kolanecin së bashku me një burrë tjetër, shkruajnë mediet e huaja.
Ata zbuluan gjithsej 686 bimë kanabis. Vlera e tyre ishte midis 48,000 dhe 197,000 £. U gjetën dy telefona celularë me të dhëna që i atribuohen Kolecit, i cili kishte qenë në kontakt me një burrë që e udhëzonte për listën e pajisjeve të nevojshme për prodhimin e drogës së klasit B.
Gjithashtu ishin krijuar lidhje të paligjshme energjie.
Pas arrestimit Kolaneci i tha oficerëve: Isha i detyruar. Jam trafikuar në Britaninë e Madhe dhe kam pasur borxh.
Ai shtoi se kishte qenë në Port Talbot për gjashtë muaj dhe kishte tentuar të largohej, por “u kërcënua me armë dhe u fut me forcë brenda”.
63-vjeçari, pa vendbanim të caktuar, u paraqit në Gjykatën Sëansea Crown pasi pranoi se prodhonte kanabis.
Avokati i tij, Stephen Thomas tha: “Ai është një emigrant i paligjshëm në këtë vend. Ai erdhi në Britani për të gjetur punë dhe për të përmirësuar jetën e tij. Ai ka një vajzë dhe grua në Shqipëri që varen prej tij dhe nuk punojnë . Ai e ka pasur shumë të vështirë të gjejë punë ndërtimi në Shqipëri prandaj ka udhëtuar në këtë vend. I pandehuri më thotë se është i sëmurë dhe diabetik dhe ka rrahje zemre të çrregullta. Kolaneci ka punuar për ata që ishin më lart për një shpërblim të vogël. Atij i vjen shumë keq për sjelljen e tij dhe e pranon atë që bëri ishte e gabuar dhe i vjen keq që u përfshi në këtë sipërmarrje”.
Shqiptari u dënua me 2 vjet e tetë muaj burg./albeu.com