Gjatë intervistës në “Opinion” Rama është pyetur në lidhje me skandalin e audiopërgjimit të Artan Lames të bërë publike pak ditë më parë.
Rama preferoi të mos jepte një përgjigje në fjalë duke e quajtur atë propagantë dhe duke kaluar në akuza ndaj opozitës.
Rikujtojmë se vetëm pak ditë më parë në media u publikua audiopërgjimi i Lames i cili mësonte vartësit e tij të gënjente shqiptarët në mënyrë që të mos votonin për PD.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Për çfarë e nxjerr këtë, për propagandë e nxjerr
Blendi Fevziu: Po çfarë thua more, do japësh llogari
Edi Rama: Ty i zoti i punës ta ka dhënë përgjigjen ty si gazetar, që ka folur për ligjin tuaj, ligjin e bërë nga nju dhe Berisha
Blendi Fevziu: Unë s’kam bërë ligje zoti Rama, nuk jam në Parlament
Edi Rama: Kjo është sqaruar. Kjo është një turp i nxjerrë nga Ilir Meta, është bërë një turp për Shqipërinë
Blendi Fevziu: Ilir Metën që e zgjodhët ju
Edi Rama: Jo e kam thënë edhe herë të tjera, por ju nuk doni të dëgjoni, nuk doni…ai u zgjodh me votat e veta, unë s’e mendova që ai do shkallonte komplet.