Rama zbulon vijën e kuqe: Nëse të dielën ndodh kjo, unë largohem nga politika! (VIDEO)

“Nëse unë nuk kam mandatin e qartë për të bërë realitet projektin, për t’u thënë shqiptarëve: më jepni 4 vjet t’ju jap një Shqipëri tjetër, unë nuk jam. Ti realizon ëndrrën, “Rama ik”…”

Kryeministri Rama ka deklaruar se nëse nuk fiton në zgjedhjet e së dielës ai do të largohet nga PS.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Fevziu: Kush është kufiri që ju ndan?

Rama: Nëse s’ka një mandat të qartë unë nuk jam. Nëse duhet të ndërtoj një shumicë qeverisëse nga halli, unë nuk jam .

Fevziu: Nëse ju keni 71 vota nuk do jeni më kryetar i PS?

Rama: Norma në demokraci është që partia e parë është partia fituese. Dhe normalisht ai që ka numrin më të madh të votave, merr mandatin.

Ai figura, shoku im atje në Hagë, e ka mandatin e katërt…Merr 23% dhe ka 6 muaj rri i rrotullon ata, i bën.

Nëse unë nuk kam mandatin e qartë për të bërë realitet projektin, për t’u thënë shqiptarëve: më jepni 4 vjet t’ju jap një Shqipëri tjetër, unë nuk jam. Ti realizon ëndrrën, “Rama ik”. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 22.04.2021 22:23