“Kukull e Metës dhe Berishës”, Basha i përgjigjet Ramës

“Çfarë udhëheqësi është Basha se përveç fle në këmbë dhe flet si një plakë gramafoni që rrotullohet sipas rastit s’ka asgjë në dorë. Një kukull e kurdisur, ndërkohë udhëheqësit real janë Saliu dhe Iliri, janë ata që janë gati ta djegin nga e para Shqipërinë për të arritur synimin e tyre”.

Pak orë përpara heshtjes elektorale, i ftuar në emisionin “Open”, Basha ka folur për deklaratat e mësipërme të bëra nga Kryeministri Rama.

Kryedemokrati thotë se e gjithë fushata zgjedhore nuk bëhet as për Ramën dhe as për të, por për qytetarët.

“Kryeministri në ikje merret gjithë kohës me kandidatin për kryeministër dhe ska asnjë përgjigje për një pyetje: Kishe 8 vite pushtetin dhe nuk mbajte asnjë premtim të vetë, pse i shmangesh, siç i është shmangur kërkesës time për debat”, thotë Basha në “Open”, ndërkohë që thotë se Kryeministri është kthyer në satelit të kandidatit për kryeministër.

“Rama do të na tërheq në një betejë që është për mua dhe për të, por në fakt nuk bëhet as për mua as për të. 25 prilli bëhet nëse do ti japim vendit mundësitë e investimeve, që do të ulen taksat, që të mos jemi në krye të listës së botës për çmimin e naftës, do subvencionojmë fermerët, a do të arrijmë të mbajmë këtu të rinjtë. Këto janë dilemat që shqiptarët mund ti përgjigjen më 25 prill. Do vazhdojnë edhe 4 vite të tjera të mbushura me dështime? Gjithë fushata ime është fokusuar te e vërteta e thjeshtë: Nuk bëhet për mua as për Ramën por për qytetarët.

Më bukur se kjo nuk e tregon asgjë gjendjen në të cilën ndodhet ai që e di që e pret humbja në 25 prill. Kryeministri në ikje merret gjithë kohës me kandidatin për kryeministër dhe ska asnjë përgjigje për një pyetje: Kishe 8 vite pushtetin dhe nuk mbajte asnjë premtim të vetë, pse i shmangesh, siç i është shmangur kërkesës time për debat. Të shpjegojë se çfarë ka barë ai në 8 vite dhe se çfarë do të bëjë unë në 4 vitet e ardhshme. Kjo është fushata e vetme ku kryeministri është kthyer në satelit të kandidatit për kryeministër. Merret me flokët e mia, si fus unë këmishën në pantallona”, u shpreh Basha.

Shtuar 22.04.2021 10:04