Kina mohon se ka anashkaluar qëllimisht sanksionet ndaj Rusisë

Një diplomat i lartë kinez ka hedhur poshtë nocionin se vendi i tij po punon rreth sanksioneve ndaj Rusisë, një ditë pasi udhëheqësit e BE-së paralajmëruan Kinën që të mos e bënte këtë.

Wang Lutong, nga ministria e jashtme e Kinës, tha se Pekini po ndihmonte ekonominë globale përmes tregtisë së vazhdueshme me Rusinë.

Por vendet perëndimore kanë shprehur shqetësime për hezitimin e Pekinit për të dënuar pushtimin e Rusisë, dhe kanë frikë se Pekini mund t’i ofrojë mbështetje Rusisë për të pakësuar ndikimin e sanksioneve.

Të premten, shefja e Komisionit Evropian Ursual von der Leyen paralajmëroi se sektori i biznesit në Evropë po vëzhgonte nga afër veprimet e Kinës./albeu.com


Shtuar 2.04.2022 07:37