Trupat ruse që pushtuan termocentralin bërthamor të Çernobilit kanë “plaçkitur dhe shkatërruar” një laborator në atë vend, pretendojnë zyrtarët ukrainas.
Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit tha se rusët kishin dëmtuar Laboratorin e tyre Qendror Analitik – i cili përpunonte shumë mbetje radioaktive.
Agjencia shtetërore tha në një postim në Facebookse laboratori kishte “mostra shumë aktive dhe mostra radionuklidesh, të cilat sot janë në duart e armikut”.
Laboratori, i cili kushtoi rreth gjashtë milionë euro për t’u ngritur, kishte gjithashtu “pajisje të vlefshme analitike” që nuk ishin të disponueshme diku tjetër në Evropë, tha agjencia.
Çernobili – vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë në 1986 – nuk është një termocentral që funksionon, por ende kërkon menaxhim të vazhdueshëm.
Rusët e kapën atë në ditët e para të luftës muajin e kaluar dhe kishin mbajtur punëtorë atje për javë të tëra përpara se disa të liroheshin.
Ish lokacioni bërthamor mbetet një shqetësim i madh dhe në fillim të kësaj jave parlamenti i Ukrainës raportoi se zjarret në pyje kishin shpërthyer në afërsi të uzinës, të cilat u kapën nga imazhet satelitore.