Aksident i frikshëm në Greqi, humbin jetën 2 persona dhe plagosen 5 të tjerë, mes tyre dhe shqiptarë

Një aksident i rëndë me dy të vdekur dhe pesë të lënduar ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kretë, ku mes atyre që kanë marrë plagë janë edhe dy shqiptarë. Mediat greke raportojnë se nga përplasja e dy makinave mbetën të vdekur në vend dy rumunë, ndërsa u lënduar pesë persona.

Mes të plagosurve janë edhe dy shqiptarë, një burrë 52 vjeç dhe një vajzë 19 vjeç, të cilët janë dërguar me plagë të lehta në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton shkakun e aksidentit, ndërsa mësohet se makinat kanë marrë dëmtime të mëdha për shkak të shpejtësisë.


Shtuar 10.03.2022 11:30