Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur në Itali, ku humbën jetën 5 të rinj, asnjë prej të cilëve nuk kishte leje drejtimi të automjetit.
Hetuesit kanë zbuluar dinamikën e përplasjes mes një autobusi dhe makinës në të cilën ndodheshin djemtë, Dennis Guerra, 19 vjeç, Imad El Harram dhe Imad Natiq, 20 vjeç, Salah Natiq, 22 vjeç dhe Irene Sal, 17 vjeç.
Mësohet se makina që drejtohej nga Salah Natiq, ishte e një shoku të tij, i cili po i ndiqte me një makinë tjetër.
Sipas asaj që shkruan Giornale di Brescia, kontrollet se kush ishte shoferi janë ende në vijim e sipër.
“Ende nuk na kanë thënë se kush po voziste, por djali im nuk kishte patentë, as kushëriri e as shoku i tij”, ka konfirmuar babai i Salah Natiqit.
Përplasja ndodhi të shtunën në mbrëmje, pas një barbekju mes miqve: të rinjtë u nisën për në Brescia për t’u takuar me djem të tjerë pranë stacionit.
Ka ende shumë pikëpyjetje në lidhje me pronarin e makinës, dhe se cili prej viktimave ishte shoferi.
Makina me të cilën ata udhëtonin përfundoi e shkatërruar plotësisht pas përplasjes me një autobus./albeu.com/