Pse protesta e 8 janarit rrezikoi jetën e funksionarëve të PD, Basha: Ishim në mbledhje, në detyrën tonë

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një intervistë për ABC ka folur në lidhje me vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga PD dhe atë çfarë ndodhi më 8 janar në selinë blu.

Basha tha se, u rrezikuar jetë e funksionarëve të PD-së në protestën e 8 janarit, duke qenë se ata ishin në mbledhje.

Pyetje: Zoti Basha, flasim për atë çfarë ndodhi më 8 janar. Masat ishin marrë në Partinë Demokratike. Ndoshta media nuk ka pasur akses për të hyrë brenda selisë blu, por të paktën nga ajo që ndodhi në 8 janar u pa që masat ishin marrë në selinë e Partisë Demokratike. Ju atë ditë thirrët disa funksionarë të Partisë Demokratike, thirrët Kolegjin e Kryetarëve duke ditur që nga ana tjetër dhe ju thatë që keni pasur informacione që do të ushtrohej dhunë, a do të ishte mirë që të mos rrezikohej jeta e funksionarëve të Partisë Demokratike dhe le të themi ju për shkak të mbrojtjes që keni edhe nga strukturat e shtetit dhe disa funksionarë të Partisë Demokratike të ishit të vetmit që duhej të ishit atë ditë në seli?

Lulzim Basha: Ju nuk keni veshur një xhaketë të bardhë dhe këmishë të zezë. Ju keni veshur një këmishë të bardhë dhe një xhaketë të zezë dhe e vërteta është ndryshe nga ajo që parashtruat ju. Ne ishim në një sesion mbledhjesh normale, në detyrën tonë si opozitarë, si drejtues të Partisë Demokratike dhe asgjë nuk ka penguar, nuk na pengon dhe nuk do të na pengojë të bëjmë detyrën tonë. Nuk ishim ne në vendin e gabuar në orën e gabuar me mjetet e gabuara, por Sali Berisha dhe organizata e tij kriminale./albeu.com

 


Shtuar 12.01.2022 15:43