Është parandaluar një rast shpërthimi në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup

Ministria e Shëndetësisë informon se ditën e sotme në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup, një pacient i vendosur në dhomë për të marrë oksigjen, ka nxjerrë maskën përmes së cilës po merrte oksigjen dhe ka ndezur një cigare.

Kjo gjë ka bërë që në dhomë të bjerë zjarr dhe pacienti në fjalë të pësonte djegie të lehta.

“Për shkak të fluksit të oksigjenit në dhomë ka rënë zjarr dhe pacienti ka pësuar djegie të lehta në fytyrë dhe gjoks. Stafi mjekësor kujdestar ka reaguar me shpejtësi, furnizimi me oksigjen është ndërprerë në kohë, gjë që ka parandaluar shpërthimin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Nga MSh shtojnë se Klinika ka paraqitur rastin në polici, ndërsa pacienti i lënduar që ka shkaktuar zjarrin nuk ka lëndime apo rrezik për jetën.

“Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa nga dhoma e spitalit është dëmtuar një pjesë e vogël e dyshemesë”, thuhet në njoftimin e MSh-së./albeu.com/


Shtuar 26.12.2021 22:41