Premier League në telashe me Covid-19, shtyhet një tjetër ndeshje e kësaj fundjave

Një tjetër ndeshje e shtyrë në Premier League. Burnley-Everton nuk do të zhvillohet, pasi ka disa raste me Covid-19 në skuadrën e Rafa Benitez.

Everton kishte bërë kërkesë, por Premier League e refuzoi atë. Gjithsesi më pas ka ndryshuar vendimi dhe këtë e ka njoftuar vetë klubi nga Liverpooli.

Më parë janë shtyrë edhe dy ndeshje të tjera që ishin në plan të luheshin më 26 dhjetor. Bëhet fjalë për takimet Wolves-Watford dhe Liverpool-Leeds. /albeu.com


Shtuar 24.12.2021 14:04