Skandali me pagat dhe targat, Basha: Rama, shkatërruesi i mirëqenies së shqiptarëve

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në Twitter në lidhje me publikimin e listës së targave të mijëra makinave që qarkullojnë në vend.

Basha shkruan se nxjerrja në pazar e të dhënave sensitive të qytetarëve nuk mbulohen dot me shfaqje dhe se Rama është shkatërruesi i mirëqenies së shqiptarëve.

“Pasi i ka varfëruar, përgjuar, shantazhuar për të masakruar zgjedhjet, doli me devizën e vjetër “ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia”, sepse propaganda është e vetmja gjë që di të ofrojë përballë furisë së skandaleve që e ekspozojnë si shkatërruesin e mirëqenies së shqiptarëve. Afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve të një vendi anëtar të NATO-s, nuk e mbulon dot me shfaqje bajate. Këto skandale, vjedhjesh, mashtrimesh, manipulimesh që po lëkund themelet e shtetit, s’kanë nevojë për shfaqje, por kërkojnë drejtësi për të çliruar shqiptarët nga shteti i kapur nga korrupsioni”, shkruan Basha./albeu.com