Berisha protestoi me mijëra njerëz në Tiranë, Vuçiç i rrethuar nga policë mbërrin në Elbasan

Presidenti serb Vuçiç ka mbërritur në restorantin ku do të darkojë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Burimet fillimisht bënë me dije se ardhja e tij në Rinas do të ishte në orën 16:00 por për shkak të rrethanave të ndryshme dhe protestës në Tiranë, ardhja e tij duket se është vonuar.

Ndërsa pjesë e darkës pritet të jetë edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev i cili do t’u bashkohet pak më vonë.

Ndërsa objekti kryesor i takimit të tyre do të jenë marrëveshjet në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” për të cilën u protestua mbrëmjen e sotme, protestë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. /albeu.com/

 


Shtuar 20.12.2021 19:31