Policia e Elbasanit në bashkëpunim me atë të Rinasit ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim.
Sipas informacioneve, mësohet se është prangosur Denis Meçja, 30 vjeç.
I riu rezulton të jetë i dënuar me 4 vite burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
“DVP Elbasan/Vihet në pranga një 30 vjeçar, i dënuar me 4 vite burg. 30 vjeçari i dënuar dhe në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit ndaluan shtetasin në kërkim, Denis Meçja, 30 vjeç, banues në Elbasan,” thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/