Këtë të premte në Maqedoninë e Veriut do të mbërrijnë 45 trupat e pajetë të shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga djegia e autobusit në autostradën e Strumës në Bullgari.
Mediat bëjnë me dije se pritet që mëngjesin e sotëm me dy helikopterë ushtarakë në Shkup të mbërrijnë viktimat.
Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angel Angelov, ka njoftuar se trupat e pajetë do të barten me dy avionë transportues ushtarak.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se sot do të ndryshojë orari i pritjes së kufomave.
Ai njoftoi se pas transportit në aeroportin e Shkupit, me kërkesë të disa familjarëve, kufomat do të dërgohen në shtëpitë e tyre ose në varreza në mënyrë që të mbërrijnë para namazit të Xhumasë.
Ndërkohë Ministria e Punëve të jashtme ka bërë me dije se trupat e viktimave do të priteshin me homazhe në sheshin “Skënderbeu” në Shkup ku do të vendoseshin edhe kurora me lule në nder të tyre./albeu.com/