Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit, nis rruga për shpalljen zona të mbrojtura

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, njoftoi se ka pranuar zyrtarisht sot në Istog Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit. Dokumenti shkencor evidenton biodiversitetin e jashtëzakonshëm dhe potencialin e madh turistik të të dyja zonave, si dhe shërben si udhërrëfyes për zhvillimin e tyre të qëndrueshëm.

Studimi do të jetë baza për hapat e mëtejshëm drejt shpalljes së Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit si zona të mbrojtura. Sipas Pacollit, pas pranimit të tij, ministria do të nisë procedurat për ta çuar nismën në Kuvendin e Kosovës për votimin përfundimtar.

Të lidhura

None found

Ministrja tha se, nëse këto dy zona shpallen të mbrojtura, pjesa e territorit të Kosovës me këtë status do të rritet nga 11 për qind në 12.4 për qind. Ajo e vlerësoi nismën si një hap të rëndësishëm për ruajtjen e pasurive natyrore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, duke shtuar se institucionet do të angazhohen për mbrojtjen e tyre.


Shtuar më 4.11.2026 21:45